|
Euro Ciett |
|
|
CIETT është shoqatë evropjane e agjencive për punë të përkohshme , e formuar nga 24 shoqata kombëtare të agjencive për punë të përkohshme ( nga vendet e UE) si dhe nga 6 agjenci më të mëdha për punë të përkohshme që veprojnë në shumë vende të botës (Adecco,Kelly Services,Manpower,Ranstad,USG Peopje,Vedior).
Anëtarët e EURO CIETT meren me angazhimin e punëtorëve të përkohshëm, rekrutimin e kandidatëve të rinj, kryerrjen e stërvitjeve të ndryshme dhe të ashtuquajturat headhuntig – “rekrutime” të kuadrove cilësore të punësuara për punë në kompani tjetër.
Detyrë kryesore e EURO CIETT është ta promovojë dhe ta avancojë vendin dhe rolin e punëtorëve të përkohshëm në tregun e fuqisë së punës shikuar kryesisht nga 3 aspekte:
- Integrimi i të ashtuquajturave grupe margjinale të punëtorëve në tregun e krahut të punës si: invalidë, persona të cilët gjatë kohë kanë qenë jashtë tregut të krahut të punës e tj.
- hapja e vendeve të reja të punës
- dhënia e fleksibilitetit,përshtatshmërisë dhe sigurisë punëtorëve në tregun e punës
|
|
|